February 25, 2021
Portali Shprehja

Vetë-aksident në magjistralen Prishtinë – Podujevë, lëndohen dy persona

Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një vetë aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 07:45 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Vranidoll.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim mjekësor.

“Vetë aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:45 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Vranidoll. Dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor” ka thënë Borovci.

Ndërkaq, siç tha ai njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti. /Telegrafi/

 

.

Të Ngjajshme

Vrau të dashurin, 18 vjet burgim për një femër në Ferizaj

admin

Një person sulmon fizikisht një femër në Fushë Kosovë

admin

Sulmohet fizikisht një libanez në Prishtinë, ia vjedhin kuletën me para

admin

Leave a Comment