July 28, 2021
Portali Shprehja

Vetëm 153 raste aktive me koronavirus në Maqedoni! Regjistrohen 6 raste brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.028 teste të kryera janë regjistruar 6 raste të reja me Covid-19, gjegjësisht nga dy raste në Shkup, Manastir dhe Kërçovë, transmeton Alsat. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë pacient i shëruar, por fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.706 raste, prej të cilëve 150.067 janë shëruar, kurse 5.486 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 153 raste aktive me virusin korona, 65 në Shkup, 17 në Manastir, 10 në Kumanovë, si dhe raste nëpër qytete tjera.

Në lidhje me: Mbi 220 mijë persona të vaksinuar me dozën e dytë në Maqedoninë e Veriut

.

Të Ngjajshme

Në “Tabanoc” pritet rreth 40 minuta

admin

Aksion i madh policor në Shkup, disa të arrestuar

admin

Makina me shpejtësi 213km/h në autostradën e Maqedonisë! MPB shqipton 297 dënime për vozitje të shpejtë

admin

Leave a Comment