April 17, 2021
Portali Shprehja

Vetëm 4 ditë në javë janë ditë pune për spanjollët – Spanja do të filloj me pilot projektin e ri të aprovuar nga qeveria

Spanja ka vendosur që të vë në provë një sistem të ri pune, ku njerëzit do t punojë vetëm 4 ditë në javë, dhe tani ky është aprovuar nga qeveria, shkruan lajmi.net.

Në dhjetor, kryeministri Pablo Iglesias ka konfirmuar se qeveria po e inspekton idenë, dhe tha se numri i orëve të punës do të ulet në 32.

Kjo nuk do të thotë se pagat do të ulen, por vetëm që do të krijohen më shumë vende pune për njerëzit.

Ideja është pritur shumë mirë nga njerëzit, dhe mendohet se kjo do të rris kualitetin e punës, sepse orare më të gjata nuk do të thotë se do të kenë rezultat punë më efikase.

Pilot projekti shpresohet të ndihmoj shtetin për të rimëkëmbur ekonominë, pas pandemisë së koronavirusit.

Puna 4 ditore është duke u ngritur si ide në disa vende të zhvilluara, si një mënyrë për të rritur produktivitetin dhe për të përmirësuar shëndetin mendorë të stafit.

Gjithashtu mendohet se kjo do të ndihmoj për të luftuar ndryshimet klimatike.

Në Spanjë, një numër i vogël i kompanive veçse kanë filluar adaptimin e projektit, dhe raportet tregojnë se kjo ka ndikuar në një rritje të dukshme të produktivitetit nga stafi.

Qeveria ka një plan 50 milionësh, për të mbështetur kompanitë në adaptimin e metodave të reja, duke i mbështetur financiarisht për 3 vite.

Vitin e parë shpenzimet do të mbulohen 100%, të dytin 50% dhe të tretin 33%. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Sipas anketimeve të reja, njerëzit me këtë profesion bëjnë seks më së shpeshti gjatë javës

admin

Nuk do të ketë më patate të skuqura! Ndryshimi klimatik rrezikon kultivimin e patateve

admin

Shiu i meteorëve Lyrid do të jetë aktiv këtë javë – Mos e humbisni mundësinë ta shihni me këtë datë

admin

Leave a Comment