September 30, 2020
Portali Shprehja

“Vetëm kështu marrin vesh turqit”: E armatosur “deri në dhëmbe”, gjigantja franceze mbërrin ne Egje

Ka mbërritur sëfundmi në Egjeun Lindor aeroplambajtësja franceze “Charles de Gaulle”, e dërguar posaçërisht nga qeveria e Macron për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit Turqi-Greqi.

Siç raportojnë mediat franceze, aeroplanmbajtësja është nisur e gatshme për të luftuar duke mbajtur me vete municione si edhe një numër të madh avionësh të avancuar “Rafale”, të cilët janë krenaria e forcave ajrore franceze, shkruan abcnews.al.

Kështu, “Charles de Gaulle” mbart me vete raketa të avancuara anti-ajrore, raketa anti-nëndetëse, sisteme të avancuara për luftën elektronike, etj.

Ajo që i ka ndezur më tepër gjakrat është deklarata e presidentit francez Macron se vendosi të dërgojë aeroplanmbajtësen pasi sipas tij, “turqit kuptojnë vetëm përmes forcës”. /abcnews.al

Franca do ta furnizojë Greqinë me 18 gjuajtës Rafale

Franca dhje Greqia raportohet se kanë rënë dakord sot për shitjen e 18 gjuajtësve Rafale me dy motorë për forcat ajrore greke, me qëllim përforcimin e pozitave të kësaj të fundit në konfrontimet me Turqinë fqinje.

Greqia aktualisht zotëron gjuajtës amerikanë F-16 të brezit të parafundit, modelet Mirage 2000 dhe avionët më të lehtë F-4E, ndërsa kishte shprehur interesin me SHBA për blerjen e gjuajtësve të fundit anti-radar F-35, dhe përmirësim të F-16-ave.

Por gjuajtësit francezë Rafale mund të sillen në Greqi shumë më shpejt se F-35, teksa Franca ka më shumë interes në rritjen e mbrojtjes greke dhe gjithashtu po jep mbështetje me flotën e saj detare në Egje. Mes uljeve stimuluese të Francës për Greqinë janë dhënia e tetë prej avionëve falas dhe furnizimi i menjëhershëm i dërgesës së Rafale nga inventari i forcave të veta ajrore. Forcat ajrore greke përdorin gjuajtësin francez Mirage 2000, që është pararendësi direkt i Rafale dhe përdor armë dhe infrastrukturë të njëjtë mirëmbajtjeje me të.

Nga ana tjetër Turqia ka flotën më të madhe në botë të gjuajtësve amerikanë F-16 përveç SHBA, si dhe disa modele të tjera përsëri amerikane gjuajtësish.

Erdogan: Sado të bashkohen frontet e armiqësisë, nuk do të mund ta ndalojnë rritjen e Turqisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se “Në thelbin e aktiviteteve tona në Mesdheun Lindor dhe në Egje është kërkimi i të drejtës dhe drejtësisë”.

Presidenti Erdogan mori pjesë dhe mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes së vitit gjyqësor 2020-2021 të zhvilluar në Qendrën e kongresit dhe kulturës Beştepe në Ankara.

Ai tha se me të njëjtin besim dhe kërkesë vazhdojnë punimet në çdo vend ku janë fizikisht në terren nga Siria e deri në Libi.

“Në thelbin e aktiviteteve tona në Mesdheun Lindor dhe në Egje është kërkimi i të drejtës dhe drejtësisë. Përpjekja për të burgosur Turqinë nëpërmjet një ishulli prej 10 kilometra katrorë duke injoruar madhësinë gjigante prej 780 mijë kilometra katrorë është shprehje e qartë e padrejtësisë dhe mohimit të të drejtës. Përpjekja për t’u vendosur mbi pasuritë e Mesdheut që janë e drejtë e çdo vendi përreth është një shembull i plotë i kolonializmit modern”, tha Erdogan.

Presidenti Erdogan tha se “Gjithashtu është padrejtësia më e madhe që kanë bërë ata të cilët janë përpjekur të realizojnë qëllimet e tyre të fshehta duke na hedhur përpara një shtet i cili përgjatë historisë së tij ka vazhduar ekzistencën duke u fshehur gjithmonë pas të tjerëve”.

“Ne tashmë jemi mërzitur nga kjo lojë në hije. Tashmë ka filluar të bëhen qesharake përpjekjet duke na vendosur përpara një shteti i cili nuk bën mirë as për veten e tij dhe se që e hedhin përpara Turqisë e cila është një fuqi rajonale dhe globale. Po mbaron epoka e atyre që për shekuj me radhë nuk kanë lënë vend pa shfrytëzuar nga Afrika e deri në Amerikën e Jugut. Kryesimi i vendit tonë në këtë drejtim nuk është vetëm për veten e saj por për të gjithë të shtypurit”, theksoi Erdogan.

“Për këtë arsye nga cilido vend i botës ngrihet një britmë për thirrje ne drejtohemi atje me të gjitha mundësitë tona. Për këtë arsye ne shprehim me zërin më të lartë kërkesën tonë për të drejtën dhe drejtësinë. Edhe krijuesi ynë në shpërblim të qëndrimit tonë të fortë dhe të sinqertë na hap rrugën në çdo fushë, i prish kurthet dhe i jep fuqi fuqisë tonë. Sado të bashkohen frontet e armiqësisë, nuk do të mund ta ndalojnë rritjen e Turqisë”, tha Erdogan.

Të Ngjajshme

Nga 1 tetori qytetarët e Kosovës mund të aplikojnë për patentë shofer ndërkombëtar

admin

Nis vaksinimi kundër gripit në Shqipëri, Manastirliu: 368 mijë doza, falas për grupet e rrezikuara

admin

46 raste pozitive dhe 62 të shëruar nga coronavirusi në Kosovë

admin

Leave a Comment