February 8, 2023
Portali Shprehja

Vetëvendosje sqaron deklaratën e Kurtit për Ivanoviqin

Zëdhënësi i Vetëvendosjes Arlind Manxhuka ka shkruar se qëndrimi i kryeministrit Kurti nuk ka ndryshuar rreth Oliver Ivanoviqit.

“Është interesante dhe po aq qesharake kur sheh disa mediume tek nxjerrin deklarime se si Albin Kurti ka thënë dikur se Oliver Ivanoviq është kriminel lufte duke e krahasuar me deklaratën e djeshme.

Asgjë nuk ka ndryshuar, ajo çka KM Kurti ka bërë tash është nxjerrja e kundërthënies së brendshme në Serbi dhe vrasja potenciale e dikujt që praktikisht ka pasur shumë të tregojë për Serbinë, krimet në veri e bashkëpunimin me disa shqiptarë.

Komunikata e VV-së ndaj dënimit të Ivanoviqit nuk është në kundërshtim me videon e djeshme, përkundrazi është avansim i asaj çka ne kemi deklaruar”, ka shkruar Manxhuka. (INA)

Të Ngjajshme

Erdogan takon të mbijetuarit: Do të ndërtojmë shtëpi të reja për të gjithë, askush s’mbetet në rrugë

admin

Kamberi: S’mund të ketë standarde të veçanta vetëm për pakicën ‘hyjnore’ në Kosovë

admin

Hapet konkursi për tre stadiumet në Durrës, Vlorë dhe Korçë, Rama: Do t’i kthejmë në qendra të reja qytetesh

admin

Leave a Comment