Vetëvrasjet po marrim më shumë jetë se koronavirusi në Kaliforni

Doktorët që kundërshtojnë masat e izolimit në veri të Kalifornisë paralajmëruan sot se ka pasur më shumë vdekje nga vetëvrasjet sesa nga Covid-19 gjatë preiudhës së krizës prej pandemisë.

“Numrat janë të paprecedentë,” tha Dr. Michael deBoisblanc i qendrës mjekësore John Muir në Kaliforni. Ai foli me mediat për rritjen e numrit të vetëvrasjeve dhe shpjegoi se në katër javët e fundit kanë vrarë veten më shumë se mesatarja e gjithë vitit.

“Personalisht besoj se është koha të kthehemi te aktiviteti normal. Izolimi u vu fillimisht për uljen e infeksioneve dhe për të siguruar që spitalet të kenë burimet e nevojshme për të trajtuar pacientët e COVID. Këtë të fundit tashmë e kemi por shëndeti tjetër i komunitetit tonë po vuan”.

Kacey Hansen, infermiere e traumës në qendrën John Muir, shprehu shqetësim për rritjen e numrit të tentativave të vetëvrasjes, ashtu si dhe kapacitetit të spitalit. “Nuk kam parë asnjëherë kaq shumë lëndime të qëllimshme”, tha ajo.

Guvernatori demokrat i shtetit Gavin Newsom vendosi izolimin në shtëpi më 19 mars.

Por bizneset në të gjithë Kaliforninë e kanë shkelur dekretin dhe qindra protestues kanë dalë nëpër rrugë për të protestuar kundër masave.

Demonstruesit thonë se qëllimi i masave, pra ulja e numrit të infektimeve, është arritur në mesin e prillit, e pohuar nga vetë guvernatori Newsom.

Vetëvrasjet janë kthyer në një çështje të rëndë që prej vendosjes së masave, si rezultat i humbjes së një numri rekord vendesh pune dhe stresit e shqetësimit që e shoqëron.

Në fund të marsit ka pasur më shumë vdekje nga vetëvrasjet në një qytet të Tennessee sesa në të gjithë shtetin nga pandemia e Covid-19.

Në një raport të fundit të majit thuhej se në SHBA 75,000 njerëz mund të vdesin jo nga virusi, por ankthi, humbja e vendeve të punës dhe varësia nga alkooli e drogat që lidhen me pandeminë.

loading...

Të ngjajshme

Analiza: Koronavirusi mbi 7 herë më vdekjeprurës sesa gripi

shprehja

Arrin në 93 numri i të shëruarve nga Covid-19 në Ferizaj

shprehja

Protestuesit në “Trepçë”: Qeveria afat deri të premtën ose nisim protestat e dhunshme

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë