June 27, 2022
Portali Shprehja

Vetoja bullgare krijon shumë ndasi, Radev kundërshton Petkovin ndërsa Shkupi zyrtar nuk tregon detaje për propozimin francez

Propozimi francez është një hap përpara, por sipas udhëheqësisë bullgare, ka ende të metat e veta. Presidenti bullgar Rumen Radev me komentin e tij për dokumentin që duhet të sigurojë heqjen e vetos ndaj Maqedonisë pati disa kritika ndaj kryeministrit Kiril Petkov.

Ju jeni kryeministër i Bullgarisë, jo korrier francez”, i tha Radev Petkovit, pasi ai nuk mban qëndrim për propozimin, por vendimin ia kalon Kuvendit Popullor.

Tact Watches

Kreu i shtetit bullgar mendon se ka një sërë çështjesh që nuk janë të qarta në propozimin francez dhe për të cilat ai është kundër heqjes së vetos.

Nuk mjafton mbishkrimi i bullgarëve në Kushtetutë, nuk ka mekanizma të qarta për çrrënjosjen e debullgarizimit, vjedhjes dhe falsifikimit të historisë bullgare, restaurimit të monumenteve, ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike bullgare, dëmshpërblim për viktimat dhe të diskriminuarit që quhen bullgarë”, tha Radev.

Dhe në ditët para Këshillit Evropian, Bullgaria, e cila është në mes të një krize politike, nuk ka vendosur se me çfarë qëndrimi do të udhëtojë për në Bruksel.

Edhe pse Kushtetuta e lejon të marrë një vendim të pavarur, kryeministri Petkov është i vendosur “atë do ta marrin përfaqësuesit e popullit”.

“Kur të ndryshohet Kushtetuta dhe të hyjnë bullgarët, negociatat do të fillojnë automatikisht. Le të flasë Komisioni, Ministria e Punëve të Jashtme të shpjegojë detajet, pastaj le të votojnë deputetët dhe unë do ta përmbush këtë”, tha Petkov. A është i pranueshëm apo jo propozimi francez, nuk dihet as nga Shkupi zyrtar.

Ministri i jashtëm, Bujar Osmani konsideron se është e drejtë që fillimisht të presim vendet anëtare të BE-së dhe mendimin e tyre për draft tekstin, para se të deklarohen si Qeveri.

“Jemi duke e analizuar çdo fjalë dhe nuk do të nxitojmë”, thotë Osmani, duke pasur parasysh edhe interesat e Maqedonisë.

Propozimi francez për zhbllokimin e Maqedonisë parasheh largimin e vetos më 23 qershor, kur Këshilli për Çështje të Përgjithshme të BE-së do të miratojë Kornizën negociuese për Maqedoninë dhe po atë ditë do të caktohet një konferencë politike ndërqeveritare. Fillimi i negociatave parashihet pas ndryshimit të Kushtetutës nga Maqedonia, ndërsa për gjuhën maqedonase, ajo do të figurojë në Kornizën Negociatore pa shpjegime shtesë.

Formula franceze parasheh që Bullgaria dhe Maqedonia të dorëzojnë deklarata të njëanshme për gjuhën maqedonase, të cilat do t’i bashkëngjiten vetëm procesverbalit të konferencës së parë ndërqeveritare.

Në kornizën e negociatave thuhet se Maqedonia do të miratojë një plan veprimi kushtuar mbrojtjes së të drejtave të pakicave dhe komuniteteve dhe rezultatet e prekshme nga zbatimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë janë të detyrueshme.

.

Të Ngjajshme

Trump për abortin: “Gjykata e Lartë shpall fitoren e jetës”

Do të “sundojmë” në Ballkan, kërkojmë kushte më të mira

Visar Ganiu fle gjumë: Rruga “Ismail Kadare” në Seravë si në romanet e tij

admin

Leave a Comment