July 3, 2022
Portali Shprehja

Vetoja bullgare, në fokus të takimit të fundjavës mes partnerëve të koalicionit qeveritar

Gazetar: Adrian Kerimi

Tact Watches

Kryeministri Dimitar Kovaçevski konfirmon se të dielën do të takohet me partnerët e koalicionit për të riafirmuar qëndrimin se zgjedhje parlamentare nuk do të ketë deri në vitin 2024.

I pari i Qeverisë pranon se në takim do të diskutohet edhe mbi çështjen me Bullgarinë.
“Normalisht që do ta riafirmojmë qëndrimin për zgjedhje të rregullta parlamentare në vitin 2024, përkatësisht zgjedhje të përbashkëta parlamentare dhe presidenciale. Sa i përket bisedimeve të ardhshme me Bullgarinë dhe aderimin tonë në BE, ky është koalicion Evropian dhe të gjitha partitë kanë qëllime dhe vizione të qarta për vendin tonë e cila jeton me vlera Evropiane, e integruar në NATO dhe që duhet të integrohet në BE. I kemi zgjidhur të gjitha çështjet e brendshme dhe çështjet e hapura me fqinjët, përveç një çështje të hapur me Bullgarinë”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Partnerët e koalicionit do të shkojnë me qëndrime të prera në takimin e të dielës. Goran Milevski i Partisë Liberal Demokrate na tha përmes telefonit se atë takim do të përsërisë qëndrimin e thënë më herët, se “në Evropë ose si maqedonas dhe me gjuhë maqedonase ose hiç fare”.

Kryetarja e Ripërtëritjes Demokratike, Maja Moraçanin thotë se në takim do të kërkojë informacionet e fundit mbi propozimin francez.

Nga BDI thonë se dallimet brenda partnerëve të koalicionit në raport me kontestin bullgar, nuk mund të ndikojnë që në vend të ndodh skenari i Bullgarisë e aq më pak shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Nuk mendoj se zgjedhjet e parakohshme janë interes i shtetit. Nëse i shohim interesat partiake ju e dini dhe i shihni sondazhet. Nëse ka një parti politike se cila ka interes për zgjedhje e dini cila është. Por nuk është koha për zgjedhje sepse nuk ofrohet zgjidhje. Nuk mendojmë se tani është momenti i tillë, as nuk shohim alternativë më të mirë e cila ofron një koncept më të mirë i cili është ndryshe ose më i mirë se sa ky i kësaj Qeverie”, u shpreh Bujar Osmani, BDI.

Takimi i Kovaçevskit vjen një ditë pas protestës së opozitës dhe pak ditë para vendimit final nëse vendi merr dritë jeshile për negociata me BE-në ose jo, përkatësisht hiqet ose jo vetoja bullgare.

Jo zyrtarisht partnerët e koalicionit mund të kërkojnë nga Qeveria të ndryshon qasjen mbi bisedimet me Bullgarinë, pikërisht në prag të 23 qershorit, kur edhe zyrtarisht do të dihet nëse vetoja bullgare hiqet ose mbetet në fuqi kundër Maqedonisë së Veriut dhe për pasojë edhe Shqipërisë si shtet i cili ndodhet bashkërisht në pakon aspiruese për në BE. / Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Mbytet një 14 vjeçar në liqenin e Berovës

“Kurseni energji”, Gjermania paralajmëron qytetarët për mungesë të gazit

Nëse ju enjten gishtat vuani nga kjo sëmundje

Leave a Comment