June 5, 2023
Portali Shprehja

VIDEO / AEK-u fiton titullin pas pesë sezonesh, e pret edhe finalja e Kupës

Skuadra e “AEK”-ut nga Athina është kampioni i Greqisë për sezonin 2022-2023. Klubi kryeqytetas mundi me rezultatin 4-0 Volosin dhe shkon në kuotën e 83 pikëve, ndërsa Panathinaikos, që u ndal në barazimin 1-1 nga Aris, po shpresonte në humbjen e AEK, por diçka e tillë nuk ndodhi.

 

Për AEK-un ky është titulli i 13-të në histori, me tifozët që festuan në “OPAP Arena”. Kështu AEK i Athinës rikthehet te tituli kampion pas pesë sezonesh.

Tani ata kanë mundësi të fitojnë dhe Kupën e Greqisë teksa në finale do përballen me PAOK.

.

Të Ngjajshme

26 vjet pas vdekjes së tij, Tupac merr një yll në Hollywood Walk of Fame

Shikoni çfarë i bënë amerikanët “Jugo” legjendar: Ekspozita e vitit 1997 është një hit i vërtetë

Burri pretendon se e klonoi të dashurën e tij me ndihmën e inteligjencës artificiale

Leave a Comment