January 27, 2021
Portali Shprehja

Video: Arsenali dhe Leicesteri fitojnë me lehtësi, Europa League “kafshatë e lehtë”

Arsenali dhe Leicesteri kanë bërë detyrën në Europa League. Të dy ekipet angleze kanë fituar në shtëpi, “Topçinjtë” mposhten Molden me rezultatin 4-1, ndërsa “Dhelprat” mposhtën 4-0 Braga-n.

Djemtë e Mikel Artetas u gjendën në vështirësi, pasi pësuan gol në minutën e 22′ me Ellingsen për 0-1. Vendasit kaluan në avantazh me dy autogola të miqve. Haugen (45’+1′) dhe Sinyan (62′) kthyen avantazhin, ndërsa Pepe (69′) dhe Willock (88′) mbyllen ndeshjen në 4-1.

“Dhelprat” fituan me rezultatin 4-0 ndaj Bragas. Leicester praktikisht shkatërroi kundërshtarin direkt për vendin e parë në grup. Iheanacho shënoi dy golat e parë të avantazhit në minutën e 21′ dhe 48′. Praet dhe Maddison mbyllën ndeshjen në 4-0.

.

Të Ngjajshme

Video: Thuram rikthehet me gol, Dortmundi në tapet

admin

E KRYER: “Faraoni” El Shaarawy kthehet në Serie A dhe i jep fund aventurës në Kinë! Nesër vizitat

admin

Video: Dortmundi në krizë, Mönchengladbach i jep leksione futbolli

admin

Leave a Comment