November 28, 2020
Portali Shprehja

Video: Chelsea bind në të parën, mbrojtësit nderojnë Lampard

Chelsea e ka nisur mbarë kampionatin, pasi fitoi me rezultatin 1-3 ndaj Brighton në transfertë. Blutë e Londrës me Werner dhe Havertz në formacion dominuan totalisht ekipin vendas.

Takimi u zhbllokua në minutën e 23′ me Jorginhon. Sulmuesi Werner fitoi një penallti dhe ishte braziliani që luante me Italinë që nuk gaboi nga 11-metrave. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 për djemtë e Lampard.

Vendasit nuk u dorëzuan dhe ia dolën që të barazonin mjaft bukur me anë të Trossard. Lojtari i vendasve mposhti Kepen në minutën e 54′, ndërsa miqtë kaluan në avantazh sërish pas 2 minutash. James lëshoi një silurë nga distanca dhe mposhti portierin në 1-2. Goli i tretë u shënua nga Zouma për 1-3 duke i siguruar 3 pikët e para në kampionat për Lampard.

.

Të Ngjajshme

Maradona i bashkon të gjithë, shikoni videon që ka bërë xhiron e botës

admin

Guardiola tregon momentin e dhimbshëm të Sergio Aguero pas ndarjes nga jeta të Maradona!

admin

Tuchel i ka orët e numëruara, zbulohet plani i Leonardo-s

admin

Leave a Comment