18.8 C
Skopje
August 25, 2019
Offside

VIDEO | Çmenduri, magjia e Mahrez çon në finale Algjerinë

E pabesueshme ajo që ka ndodhur mes Algjerisë dhe Nigerisë në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Afrikës. Algjeria ia doli të triumfojë në sekondat e fundit të takimit, falë një supergoli të Riad Mahrez në minutën e 90+4’.

Fillimisht, në minutën e 40-të, Algjeria do të gjente avantazhin falë një autogoli të mbrojtësit nigerian, Ekong. Edhe pse në disavantazh në pjesën e parë, Nigeria barazoi gjithçka në të dytën. Sulmuesi Ighalo shënon falë një penalltie në minutën e 72-të dhe dukej se ndeshja do të shkonte në shtesa, por një “perlë” e Mahrez nga goditja e dënimit i jep fitoren 2-1 Algjerisë dhe i çon ata në finale, ku do të ndeshen përballë Senegalit të Sadio Mane.

Kupa e Afrikës, gjysmëfinale

Algjeri – Nigeri  2-1
Ekong (ag) 40’, Mahrez 90+4’ / Ighalo (p) 72’

Artikuj të ngajshëm

VIDEO | Sterling zgjedh të festojë ndryshe, nuk i harron ish-tifozët

shprehja

Rikthim në vendlindje, futbollisti lë Liverpulin pas 204 ndeshjesh

shprehja

Dorëzohet Shkëndija, shet “yllin” e saj për 500 mijë €

shprehja