November 27, 2020
Portali Shprehja

Video: Festival golash nga Dortmund, Kupa kalohet me lehtësi

Dortmundi ka kaluar mjaft thjeshtë në kupën e Gjermanisë! Verdhezinjtë fituan në transfertë me rezultatin 0-5 ndaj Duisburgut. Një fitore e thjeshtë për djemtë e Favre që u argëtuan me gola.

Sancho shënoi në minutën e 14′ me anë të një penalltie në ndeshjet e tij të 100 me verdhezinjtë. Një tjetër gol mjaft i rëndësishëm i Bellingham në minutën e 30′. 17-vjeçari shënoi golin e parë në debutim me fanellën e Dortmundit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-3. Thorgan Hazard gjeti golin në minutën e 39′. Pjesa e dytë solli dhe dy gola të tjera për gjermanët. Reyna gjeti rrjetën në minutën e 50′, ndërsa pati vend dhe për kapitenin Reus në minutën e 59′. Dortmundi kalon në raundin tjetër me lehtësi.

.

Të Ngjajshme

Maradona, zbulohet letra e çuditshme: Pas vdekjes time dua të më…

admin

Video: Napoli “inaguron” stadiumin e Maradonës, zhbllokohet me stil ndeshja në Europë

admin

Video: Pepe është magjik, Arsenal shënon dy gola në pesë minuta

admin

Leave a Comment