19 C
Skopje
October 19, 2018
Informacione Vendi

VIDEO | Gjërat që do të kujtojmë nga ‘Puçi’

Prokuroria Speciale Publike sot deklaroi se heqë dorë nga aktakuza për rastin “Puç“ pasi që gjendja faktike është e kundërt me dëshmitë nga rastet “Target” dhe “Fortesa”.

Rastin “Puç“ e hapi Prokuroria Themelore Publike (PTHP) në prill të vitit 2015. Kjo ishte një farë lloj përgjigje ndaj “bombave” të Zoran Zaevit, liderit të LSDM-së. Në rastin “Puç” për spiunazh dhe dhunë ndaj zyrtarëve shtetërorë, të akuzuar ishin, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ish shefi i Policisë Sekrete, Zoran Verushevski dhe bashkëshortja e tij Sonja, Branko Palifrov, i punësuar në Komunën e Strumicës dhe Gjorgji Lazarevski i punësuar në MPB.

Në shkur të vitit 2015, në “Youtube” u publikua një bisedë nga bisedimet mes liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe atij të LSDM-së, ZOran Zaev. Në inçizim shihet se Zaev i thotë kryeministrit se posedon inçizime nga shërbime të huaja sekrete.

Gruevski, atëherë tha se Zaev ka marrë informatë nga shërbimet e huaja se nga ana e tyre janë inçizuar biseda të komprometuara telefonike të funksionarëve më të lartë  shtetëror, gazetarëve dhe politikanëve tjerë. “Me atë më ka shantazhuar të formoj qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Gruevski.

Gruevski iu përgjigj se në fakt inçizimet janë nga qytetarë të shqetësuar nga “shërbimet që janë nën kontroll të VMRO-DPMNE-së”, dhe jo nga shërbimet e huaja, dhe se sigurisht nuk do të ishte aq naiv që t’i tregojë kryeministrit se prej nga i ka përgjimet.

Gruevski më 25 shkurt të vitit 2015, deklaroi se ai ka kërkuar që të bëhet hetime të veçanta pasi që ka mësuar se është e mundshme kërcënimi. “Pas marrjes së këtyre informatave, erdhi edhe kërkesa e Zaevit për takim me mua. Atëherë nga Prokuroria kërkova që të zbatohen masa të veçanta “PIM”- masa”, tha Gruevski.

Këtë lëndë në fillim të vitit të kaluar PSP e ka kërkuar, pasi që ajo ka qenë kompetente për atë rast. PSP e ka marrë lëndën përpara gjashtë muajve dhe sot ka hequr dorë.

Artikuj të ngajshëm

Deputetët e LSDM-së heqin dorë nga diskutimi, pritet votimi për ndryshimet kushtetuese

shprehja

Deputeti i VMRO-së, Vasilevski paraqitet në Kuvend

shprehja

Muhiq: Nëse nuk votohet sot, do të thotë se nuk janë siguruar deputetët

shprehja