January 28, 2022
Portali Shprehja

(VIDEO) Hapet provizorisht Rruga e Arbrit, pjesa e Maqedonisë së Veriut as që ka nisur

Është hapur provizorisht sot Rruga e Arbrit. Kryeministri Edi Rama i pranishëm në ceremoninë e hapjes është pritur me daulle dhe në ritmet e festës.

Rruga kalohet me bajpas anash Tunelit të Murrizit, pasi për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse, puna ka ecur më ngadalë dhe përfundon në pranverë.

Tact Watches

Rruga do të bëhet për vetëm 47 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që bëhet sot ose nga 4 orë që bëhej deri dje.

Mbi 80 për qind e këtij aksi rrugor është i kalueshëm, por menaxheri i projektit për ndërtimin e saj, bëri apel për drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes me shpejtësinë,  për shkak të kushteve të motit, veçanërisht në zonën e bypass-it të Murrizit. Burreli, Klosi, Bulqiza dhe Peshkopia nëpërmjet Rrugës së Arbrit do të jenë të aksesueshme të gjitha brenda dy orëve.  Rruga përbëhet nga 6 tunele, 4 ura, ku ajo e Vashës dhe e Fshatit, ndër më të lartat në rajon dhe pjesa tjetër korsi e asfaltuar me dy sense në një total prej 70 kilometrave.

Tirana tashmë do të lidhet më shpejt me zonën verilindore dhe qarkun e Dibrës përmes aksit prej 70 kilometrash.  Aktualisht punimet për përfundimin e rrugës janë fokusuar në tunelin e Murrizit. Rruga përfundon në Blladë, në kufi me Maqedoninë e Veriut me një gjatësi rreth 74 kilometra.

Rruga e Arbrit është paraparë të përfundojë në Shkup, nëpërmjet Dibrës së Madhe, Gostivarit dhe Tetovës.

Megjithatë në këtë anë të kufirit kjo rrugë vështirë se mund të bëhet. Praktikat e deritanishme kanë treguar se për disa kilometra rrugë në anën perëndimore të Maqedonisë së Veriut nevojiten disa 10-të vjeçarë. /SHENJA/

Të Ngjajshme

Kovaçevski: Të jemi të zëshëm kundër antisemitizmit

admin

Maqedoni, mbyllja e termocentraleve me qymyr më së voni deri në vitin 2030

admin

E konfirmon partia, Fatmir Limani i bashkohet Lëvizjes Besa

admin

Leave a Comment