September 29, 2023
Portali Shprehja

VIDEO / Jasir Asani shënon gol dhe feston me “shqiponjë”

Jasir Asani është rikthyer te goli në Korenë e Jugut, aty ku aktivizohet me skuadrën e Guangju. Ish-sulmuesi i Partizanit ishte protagonist në triumfin 0-2 të skuadrës së tij në transfertë ndaj Suvonit.

28-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 84-të të takimit duke shënuar në këtë formë golin e tij të pestë në 14 paraqitje me ekipin në kampionat.

Pas këtij trepikëshi ku kontribut ka edhe Asani, skuadra e Guangju ngjitet në kuotën e 18 pikëve në vendin e tetë të renditjes. Një sinjal pozitiv ky i Asanit edhe në prag të ndeshjeve me kombëtaren ato ndaj Moldavisë e Ishujve Faroe për kualifikueset e “Euro 2024”, teksa sulmuesi është pjesë e listës së  trajnerit brazilian Silvinjo.

 

.

Të Ngjajshme

A mund të ndikojë shtatzënia në shëndetin kardiovaskular?

Akullnajat e Zvicrës në dy vitet e fundit janë shkrirë me 10 për qind

Turqia nis furnizimin me gaz natyror për Moldavinë

Leave a Comment