November 23, 2020
Portali Shprehja

Video: Joao Felix bën heroin, Atletico fiton me vuajtje

Atletico Madridi ka fituar me shumë vuajtje ndaj Salzburgut me rezultatin 3-2. Ishte Joao Felixi me dy golat e tij që vendosi sfidën kundër austriakëve.

Takimi pati shumë ritëm dhe emocione të forta. Ishin vendasit që kaluan fillimisht në avantazh me anë të Llorentes që dërgoi topin në rrjetë me një të majtë të bukur, ndërsa miqtë barazuan pa u mbyllur pjesa e parë me talentin Szoboszlai, pas asistit të Berishës për 1-1.

Shqiptari kaloi austriakët në avantazh në pjesën e dytë duke çuar rezultatin në 1-2. Në skenë për Atleticon doli Joao Felix që fillimisht barazoi në 2-2 në minutën e 52′ dhe në të 85′ dërgoi topin në rrjetë për 3-2.

 

.

Të Ngjajshme

E FUNDIT: Eriksen larg Italisë, përfundon te gjigantët e Gjermanisë?

admin

Edhe Serie A përulet përpara Ibrahimovic! Tërbohen Ronaldo e Lukaku, por edhe tifozët e Juves dhe Interit

admin

Fitorja e parë si trajner në karrierë, Bonera zbulon “objektivin e vërtetë” të Milanit!

admin

Leave a Comment