5.1 C
Skopje
December 11, 2019
Offside

VIDEO/ Jurgen Klop përplaset me kameramanin: Jo sa të jesh ti këtu, nuk jam klloun unë

Jurgen Klop është jo vetëm një prej trajnerëve më të mirë në Europë, për të mos thënë më i miri, por ka edhe një sjellje të admirueshme. Gjithmonë i sjellshëm dhe i buzëqeshur me gazetarët, kur këta të fundit e kryejnë punën e tyre në mënyrën e duhur.

Madje në konferencat për shtyp më shumë ngjason si një sallë humori edhe kur ka ndeshje delikate, megjithëse në shumë raste të tjera mund të ketë edhe tensione apo shkëmbimi të polemikave. Kjo nuk ndodhë me Klop, për aq kohë sa nuk cënohet.

Në përballjen e fundit të fituar me rezultatin 3-1 ndaj Manchester Cityt ka shkuar për të përshendetur tifozët e Liverpulit dhe të bëj ritualin e tij për të ngritur në këmbë gjithë stadiumin. Por atje kameramani i “Sky Sport” që po e ndiqte në fushë i kërkon të kërcejë sepse po e filmonte nga afër. “Jo sa të jesh ti këtu, nuk jam klloun unë”, ishte përgjigja paksa e ashpër e Klopit për kameramanin. Mëse e kuptueshme kjo pasi trajneri gjerman kërkon të bëj gjithçka me zemër dhe pa shumë shtirje, pasi e përjeton maksimalisht futbollin. /Sport Ekspres/

Artikuj të ngajshëm

Fjalët e Antonio Conte pas eliminimit nga “Champions’: Ndihem shumë keq, le t’i përveshim mëngët

shprehja

Grupi dhe renditja më në kaos, “Champions League” po mbetet pa përrallën e bukur

shprehja

VIDEO/ Mes duartrokitjeve të mëdha në Champions League, Reja nderon Hamsik

shprehja