December 8, 2022
Portali Shprehja

(Video) Katër të arrestuar gjatë aksionit të djeshëm të MPB-së, dyshohen për vrasje

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se gjatë aksionit të djeshëm të policisë dhe njësitit special “Tigrat” janë kryer bastisje në 6 lokacione, respektivisht në shtëpi të personave të dyshuar për veprën penale “vrasje” dhe veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Gjatë këtij aksioni janë arrestuar katër persona nga Shkupi, ndërsa me fletarrestim kërkohen edhe dy të tjerë.

“Gjatë bastisjeve të kryera te I.A. nga Vizbegu i Shkupit, te G.M.(31), te A.R. dhe te B.Z (31), të tre nga Çairi, dhe te N.A. nga rajoni i Bit Pazarit dhe te B.SH. në rajonin e Aerodromit janë gjetur dhe janë konfiskuar një karikator me 14 fishekë, një pistoletë “Astra” kalibër 6.35 mm dhe një karikator me 5 fishekë, një pistoletë “Smit Veson” kalibri 9 mm dhe 2 karikatorë me 32 fishekë, pistoletë “Glock” kalibër 9 mm dhe karikator me 17 plumba, një dron me kartë memorie dhe një kontrollues fluturimi dhe sende të tjera që kanë të bëjnë me vepra penale”, tha zëdhënësja e MPB-së, Susana Pranjic Talevska.

.

Të Ngjajshme

Teknika kineze e prodhimit të çajit në listën e thesareve jomateriale të UNESCO-s

Stojanovski: Buxheti 2023 nuk iu përgjigjet nevojave të qytetarëve

Katër të lënduar në një aksident trafiku në autostradën Shkup-Tetovë

admin

Leave a Comment