December 2, 2020
Portali Shprehja

VIDEO: Kjo Itali është spektakolare! Fiton Grupin dhe organizon fazën finale të Nations League!

Mision i përmbushur! Italia kalon pa problem Bosnje Hercegovinën, edhe pse me mungesa (Immobile, Verratti) dhe e mbyll në krye të grupit A në Ligën A të Nations League UEFA.

Kjo do të thotë se tashmë skuadra axurre do të organizojë fazën finale të Nations League për fitimin e trofeut.

Mjaftuan dy gola të bukur dhe me dy asist perfekt për të marrë 3 pikët në Saravejë kundër një kombëtare që luante vetëm për krenari.

Në pjesën e parë ishte Insigne ai që gjeti perfekt Belottin brenda zone. Sulmuesi i Torinos fluturimthi goditi dhe shënoi golin e avantazhit.

Në pjesën e dytë, një pasim i artë i Locatellit për shokun e ekipit te Sassuolos Berardi, solli golin e dytë. Edhe hedhja e Berardit ishte e bukur, duke gjetur këndin e poshtëm të portës.

Italia fluturon dhe me 3 fitore dhe 3 barazime e mbyll e para në grup!

.

Të Ngjajshme

Ferdinand: Ja si Klopp po kopjon Ferguson-in jashtë fushës

admin

Capello zbulon prapaskenën: Ishte një lojtar që nuk e doja, por më pas…

admin

Celtic në kaos para Milan-it: Do ta kuptoja klubin, po të më kishte shkarkuar

admin

Leave a Comment