Ruben, “luani më i vetmuar në botë” që u burgos në një kopsht zoologjik në Azerbajxhan, më në fund ka shijuar lirinë.
Kafsha 15-vjeçare i ka kaluar gjashtë vitet e fundit vetëm në një kafaz të ngushtë. Ai do të vazhdojë jetën e tij të re në një rezervat të kafshëve të egra në Afrikën e Jugut. Ky lloj shpëtimi filloi pasi u zbulua se Ruben ishte e vetmja kafshë e mbetur në kopshtin zoologjik pas vdekjes së biznesmenit që e zotëronte atë.
View this post on Instagram
Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve – ADI, ( Animal Defenders International ), me qendër në Britaninë e Madhe, nisi një iniciativë për transferimin e Rubenit nga shtëpia e vogël ku ai kaloi jetën, në natyrë, por në një vend të sigurt në Afrikën e Jugut. . Linja ajrore “Qatar Airlines” ndihmoi në këtë.
– Ishim në lot kur Ruben doli nga kafazi, duke ecur lirshëm në bar për herë të parë në jetën e tij, tha presidenti i ADI, Jan Creamer.
Për shkak të jetës së tij të vetmuar në vitet e fundit, Rubeni ka harruar të ulërijë, ndaj ADI shpreson që për të të fillojë një periudhë e re, e lumtur lirie, siç thanë prej andej.
.