January 30, 2023
Portali Shprehja

VIDEO / Lojtari i Monza-s tërbon tifozët e Inter-it, videoja bëhet virale

Armando Izzo nuk e harron origjinën e tij. Si një napolitan i mirë, mbrëmë, pas barazimit të Monza-s ndaj Inter-it e arritur nga një gol në minutën e fundit, ish-mbrojtësi i Torinos doli live në rrjetet sociale dhe bërtiti “Forza Napoli” teksa ndodhej në dhomën e zhveshjes së skuadrës së tij.

Një gjest instinktiv i diktuar nga e kaluara dhe nga besimi i tij i lidhur pikërisht me origjinën e tij. Një video që u bë virale në vetëm pak minuta.

Izzo, i lindur në vitin 1992, te Monza këtë verë, u rrit në ekipin e të rinjve të Napolit. Dje, gjatë festimeve në rrjetet sociale, duke lexuar komente të ndryshme nga tifozët pas ndeshjes kundër Inter-it, qendërmbrojtësi lëshoi ​​një britmë gëzimi të cilën e ndau me tifozët napolitanë të lidhur me të.

Videoja ka bërë xhiron e shpejtë në rrjetet sociale. Një barazim, ajo e Monzës, e cila mbërriti pak ditë pas suksesit të Interit ndaj Napolit./Telesport/

.

Të Ngjajshme

Qeveria lavdërohet me kupon fiskal rus, Kovaçevski kërkon falje

Vazhdon mësimi online në Strugë, Inspektorati i arsimit prej nesër në teren

Shkarkohet Danella Arsovska, nuk është më kryetare e BNJV-së

Leave a Comment