22.1 C
Skopje
August 25, 2019
Offside

VIDEO | Mançester Junajtid apo PSG? Ibrahimoviç epik me përgjigjen tij

Zlatan Ibrahimoviç ishte një ndër lojtarët që mori vëmendjen më të madhe në fillimin e merkatos së janarit, teksa suedezi u përfol për një rikthim në Europë tek ekipi i Milanit. Gjithsesi, gjiganti i sulmit vendosi në fund që të zgjaste kontratën e tij në Amerikë dhe të qëndronte me Los Anxhelos Galaksi.

Lojtari nga Malmo, njihet për karakterin e tij dhe për deklaratat që jep, ku shpesh merr vëmendjen e mediave. Së fundmi, 37-vjeçari, në një intervistë, ka folur mbi takimin që luhet sot midis dy ish-ekipeve të tij, Mançester Junatid dhe PSG, teksa është pyetur mbi rezultatin e mundshëm të takimit, apo kush nga ekipet do të kalojë më tej.

Përgjigja e Ibras ka qenë si gjithnjë e zakonshmja… “Nuk e di, mendoj se PSG mund të jetë pak më shumë favorite, sepse ka lojtarë më të mirë në përbërje. Gjithsesi, kushdo që të fitojë, unë do të jem fituesi. Kushdo që të kalojë më tej, do të jetë ekipi im.”



Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

VIDEO | Sterling zgjedh të festojë ndryshe, nuk i harron ish-tifozët

shprehja

Rikthim në vendlindje, futbollisti lë Liverpulin pas 204 ndeshjesh

shprehja

Dorëzohet Shkëndija, shet “yllin” e saj për 500 mijë €

shprehja