December 1, 2020
Portali Shprehja

Video: Manchesteri United i vakët, i falet penalltisë të Fernandes

Manchester United e ka mbyllur me fitoren ndeshjen kundër West Bromwich Albion me rezultatin 1-0. “Djajtë e kuq” morën 3 pikë të arta, pavarësisht se nuk shkëlqyen në fushën e blertë.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 0-0. Vendasit nuk arritën të çanin drejt portës kundërshtare. Djemtë e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer ishin më të qartë në pjesën e dytë dhe ia arritën të zhbllokoheshin.

Pjesa e dytë solli dhe golin e fitores. Bruno Fernandes ktheu në gol një penallti të akorduar nga gjyqtari kryesor i ndeshjes. Portugezi nuk gaboi për t’i dhënë 3 pikët e ekipit të Solskjaer. Goli i tij qëndroi në fuqi deri në fund të sfidës dhe vendasit koleksionuan 3 pikë të rëndësishme.

 

.

Të Ngjajshme

Ish-trajneri i Argjentinës shtrohet në gjendje të rënduar shëndetësore!

admin

CHAMPIONS: Zidane me rotacion në Kiev, formacionet zyrtare Shakhtar-Real Madrid. Salzburg i beson shqiptarit

admin

Thuram zbulon dëshirën befasuese para sfidës me Inter-in

admin

Leave a Comment