April 13, 2021
Portali Shprehja

(Video) Nipi i Ali Ahmetit, kandidat i pavarur për Kërçovën

Fatmir Limani, njëherit dhe nip i kreut të BDI-së Ali Ahmeti, ekskluzivisht për Alsat ka paralajmëruar se do të kandidohet për kryetar të Komunës së Kërçovës në zgjedhjet e ardhshme lokale, si kandidat i pavarur. Limani ka adresuar edhe një sërë kritikash ndaj BD-së.

“Strukturat aktuale lokale të BDI-së në Kërçovë duhet të kontrollohen për punën që bëjnë, pasi kanë vendosur vetëm “bekatonka” dhe çmimi i tyre duhet të konfirmohet”, kështu deklaroi ekskluzivisht për Alsat Fatmir Limani derisa paralajmëroi kandidaturën e tij si kandidat i pavarur për kryetarë të Komunës së Kërçovës.

Limani akuzon autoritetet lokale në Kërçovë se janë fajtor për gjendjen në të cilën e kanë sjellë qytetin dhe se sipas tij dështimet e tyre kanë ndikuar që rinia në Kërçovë të braktis vendin.

Limani në deklaratën ekskluzive për Alsat ka folur edhe për përçarjet brenda BDI-së, duke porositur kryetarin e kësaj partie, Ali Ahmeti, që “të mos e djeg gjithë jorganin, për një plesht”.

Për më shumë, në lajmet e orës 16.00 në Alsat.

.

Të Ngjajshme

Partitë politike njoftojnë zhbllokimin e Kuvendit

admin

“Thesari”, Mijallkov dënohet me 8 vjet burg

admin

Caktojnë terminë dhe nuk shkojnë në vaksinim , imunologët: Vaksina “shpëtimi” i vetëm

admin

Leave a Comment