0 C
Skopje
February 11, 2019
Offside

VIDEO | Paketa: Goli i parë kuqezi, pa festë

Milan luan përballë Kaljarit mbrëmjen e sotme, teksa takimi ka nisur në mënyrë perfekte për ekipin kuqezi. Të besuarit e Xhenaro Gatuzos, udhëheqin 2-0 pas 23 minutash, ku Lukas Paketa ka shënuar golin e parë me fanellën kuqezi.

Goli i parë ishte një autogol i Çepitelit në minutën e 13-të, ndërsa 10 minuta më vonë shënoi Paketa. Gjithsesi, pavarësisht se braziliani shënoi golin e parë, ai nuk festoi. Arsyeja? Tragjedia e ndodhur në Brazil, konkretisht në Flamengo, në klubin ku Lukas Paketa është rritur.

Për t’u kthyer te goli, 21-vjeçari shfrytëzoi mjaft mirë një krosim të Davide Kalabrias, duke kaluar topin poshtë këmbëve të portierit të Kaljarit.

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

VIDEO | Paketa dhe Piatek bëjnë Milanin me krahë, spektakël ndaj Kaljarit

shprehja

VIDEO | Bilbao i bën nder Realit, Barcelona “ngec” në transfertën baske

shprehja

Alegri: Dibala shënon pak? Statistikat të shpërqendrojnë, kujtoni Benzemanë

shprehja