February 1, 2023
Portali Shprehja

VIDEO/“Profesor eja të qeras me një kafe”, mësuesi bëhet për spital, i masakruar në fytyrë tregon për dhunën barbare

Mësuesi i Edukimit Fizik në Tepelenë, Kleanth Laçi ka treguar për dhunën barbare që është ushtruar ndaj tij një ditë më parë nga 3 persona.

59-vjeçari nga shtrati i spitalit, i fashuar në kokë dhe me shenja dhune të dukshme në fytyrë, tregoi për neës 24 se si ra pre e dhunës barbare.

Sipas tij të rinj, që nuk i njihte e kishin ftuar për të pirë një kafe, ndërsa ai kishte pranuar dhe kishte hyrë në makinë e tyre. A

“Nisi që nga shtëpia. Hipa në makinë pa i njohur si persona por më pëlqyen se më tha profesor njëri dhe më tha do të qeras me një kafe. Në makinë më çuan në një rrugë jo kryesore, larg shtëpisë time dhe aty pastaj më goditën me grusht. Ishin tre persona, shoferi dhe dy të tjerë. Targat nuk i mbaj mend por më duket se makina ishte e llojit ‘Audi’. Unë nuk di të kem pasur konflikt me njeri, nuk më thanë gjë, më goditën papritur. Unë hipa në makinë se më thanë do të qerasim me një kafe. Në momentin e goditjes së parë dola nga makina. Personat ishin të moshave të ndryshme. Unë u përmenda që në moment, u futa në një vend sa të pastrohesha dhe më pas mora një taksi”- u shpreh Laçi.

 

Të Ngjajshme

Përfundon takimi në Ambasadë, Jeff Hovenier del me deklaratë

admin

Ish-pjesëtari i Wagnerit rus: Ata që refuzonin të luftonin pushkatoheshin, Prigozhin është djall

admin

Një rrugë e Prishtinës të mbajë emrin e Joe DioGuardit

admin

Leave a Comment