PSG e ka nisur si mos më keq kampionatin në Francë. Kampionët kanë humbur në ndeshjen e parë kundër Lens me rezultatin 1-0 në transfertë. Një paraqitje skandaloze e ekipit të Thomas Tuchel që nuk kishte yjet në skuadër.
Shtatë titullarë mungonin për arsye të COVID-19, pasi Neymar, Mbappe, Di Maria, Keylor Navas, Icardi, Marquinho dhe Paredes, praktikisht 70% e formacionit nuk luajti dot. Kjo detyroi teknikun të arnonte ekipin, por që nuk pati sukses.
Verrati nga krahu tjetër vinte nga ndeshjet e kombëtares me Italinë. Lens përfitoi nga mungesat e kampionëve dhe dominuan dhe fituan ndeshjen. Ata iu falën një dhurate të portierit të ri Bulka në minutën e 57′. Ky i fundit gaboi duke i dhuruar topin sulmuesit kundërshtar. Ganago nuk gaboi dhe ndëshkoi parisienët. Gol që qëndroi në fuqi deri në minutën e 90′.
LA GROSSE BOULETTE DE BULKA POUR L’OUVERTURE DU SCORE DE GANAGO ! #RCLPSG pic.twitter.com/5RXcctVphZ
— Feuille de Match VOD X (@FeuilleX) September 10, 2020
.