January 16, 2022
Portali Shprehja

VIDEO | Reali fiton edhe me gjysmë ekipi jashtë, stadiumi në këmbë për Karim Benzema!

Real Madrid kthehet menjëherë të fitorja dhe  e bën në 7 minuta, sepse aq i duhen Karim Benzema të shënojë dy gola. Francezi ne fund doli nga fusha mes ovacioneve te stadiumit “San Mames”

Më pas, goli i Athletic Bilbao me Sancet në minutën e 10 u duk sikur do t’i jepte duel një ndeshje me gola të tjerë por nuk ndodh më asgjë deri në fund, kur arbitri vërshëllen 3 herë.

Tact Watches

Një sukses që vjen me shumë mungesa (gjysma e ekipit jashtë) dhe në një fushë të vështirë për Real Madrid dhe shumë ekipe.

Barazimi 0-0 ndaj Cadiz me më shumë se 35 goditje drejt porte është harruar. Tani, arratisja e plotë është me 8 pikë larg Sevilla-s së vendit të dytë, ndërsa Barcelona është 18 pikë larg kreut.

Edhe Atletico e sheh me dylbi Realin, duke qenë merengues 17 pikë larg.

.

Të Ngjajshme

LAJM I HIDHUR TE PSG | Pochettino humbet titullarin për sfiden ndaj Real?

admin

Juventus, surpriza e janarit: sulmuesi mund të vijë nga Rusia për 5 mln euro!

admin

155 sekonda dhe asist vendimtar! Luis Nani kthehet pas 4 vitesh në Serie A dhe lë gjurmë edhe si veteran

admin

Leave a Comment