September 26, 2022
Portali Shprehja

VIDEO / Reali i sigurtë, PSZH mund “Zonjën e Vjetër”

Real Madridi nuk ka pasur probleme në ndeshjen e parë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve duke triumfuar në udhëtim te Celtikun me rezultat 3-0. Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa zhbllokimi i rezultati erdhi në minutën e 56-të, kur Vinicius Junior realizoi pas një harkimi nga Federico Valverde. Nuk zgjati shumë dhe Luka Modric krijoi hapësirë për ta dyfishuar epërsinë në stilin e tij (60’). Eden Hazard, i cili e kishte zëvendësuar Karim Benzeman (për shkak të lëndimit) në pjesën e parë, u regjistrua në listën e golashënuesve falë asistimit nga Daniel Karvahall (77’). Real Madridi merr pikët e plota ndaj Seltikut dhe në Grupin F do ta ndajë kreun me Shakhtar Donetskun që triumfoi përballë RB Leipzigut me 4-1.

PSZH mund Juventusin me dopietën e Mbapes

PSZH ka mposhtur Juventusin me rezultat 2-1 në kuadër të ndeshjes hapëse të Ligës së Kampionëve. Parisienët ishin më të mirë në këtë pjesëlojë duke rrezikuar disa herë portën. Në rastin e parë PSZH arriti të shënojë gol, kur zhvillohej minuta e 5-të dhe një asistim i Nejmarit gjeti Kilian Mbapen që shënoi për 1-0.  Mbappe doli sërish në skenë në minutën e 22-të, duke shënuar për 2-0 me një goditje të fort. Pjesa e dytë nisi më mirë për Juventusin që arritën të shënonin që në startin e vazhdimit të takimit. Zhvillohej minuta e 53-të, kur Veston MeKennie arriti të shënojë me kokë për 2-1. Pas tre minutash Juventusi ka mundur të barazojë, por goditja e Dushan Vlahovic me kokë u ndal nga Donnarumma.

Mançester Siti “demolon” Seviljën në Spanjë

Man. Siti ka fituar si mysafir i Seviljas me rezultat 4-0 në kuadër të ndeshjes hapëse në Ligën e Kampionëve. Në rastin e parë të mirë “qytetarët” arritën të shënon gol në minutën e 20-të. Kevin De Bruyne gjeti Erling Haalandin i cili kreu punën e tij për ta dërguar topin në rrjetë për 1-0. Në minutën e 58-të ishte Fil Foden që shënoi pas asistimit të Joao Kanselo për 2-0. Dilema për fituesin në këtë takim u mbyll në minutën e 67-të, kur Erling Haaland shënoi golin e dytë, kësaj radhe pas asistimit të Foden për 3-0. Në kohën shtesë shënoi edhe Ruben Dias për 4-0.

Në takimin e tjetër, Dinamo Zagreb mundi Çellsin me 1-0, ndërsa Borusia Dortmund demoloi 3-0 Kopenhagën. Milani dhe Salzburgu u ndan me barazim 1-1, Benfika mundi Makai Haifa 2-0, ndërsa Shakhtari mundi Lajpcigun me 4-1.

.

Të Ngjajshme

Maqedonia, vendi më i varur nga eksporti i rrymës

admin

Regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të sfidës Maqedoni-Bullgari

Çka po ndodhë me BDI-në? – Këto janë komentet e partive

Leave a Comment