Nuk ka paqe për Poll Pogba. Sezoni i kthimit të tij te Juventusi është gjithnjë e më shumë një makth. Futbollisti francez mbërriti rreth orës 09:30 në “J Medical” për t’iu nënshtruar analizave instrumentale, pas problemit muskulor që shfaqi dirë më parë.
Diagnoza më e mundshme duket të jetë një mbilodhje e muskulit, por gjithashtu ekziston frika e ndonjë tërheqjeje. Në çdo rast, ish-mesfushori i Man. Junajtedit do të duhet të qëndrojë larg fushave edhe për të paktën një muaj. Projeksioni më optimist për Allegrin është që ta ketë francezin në dispozicion menjëherë pas Pashkëve.
#Pogba alla richiesta di autografi e selfie: “Scusatemi, non ho la testa”. Molto provato emotivamente 🇫🇷⚪️⚫️@GoalItalia pic.twitter.com/w9jJrFp2Ib
— Romeo Agresti (@romeoagresti) March 13, 2023
Te Juventusi, durimi me të po mbaron dhe e ardhmja e Pogba te bardhezinjtë është më shumë se kurrë një enigmë. Mes lëndimeve, vonesave në stërvitje dhe pak daljeve të lumtura në rrjetet sociale, sezoni i rikthimit të madh të francezit në Torino u shndërrua ngadalë në një makth.
Tashmë edhe fansat e kanë braktisur. Vetëm dy paraqitje, 35 minuta të luajtura në këtë sezon dhe tani sërish, ndalesa e radhës.
.