Rruga e asfaltuar dhe lidhja e fshatit Studeniçan me Moranën ka qenë një ndër projektet prioritet të komunës së Studeniçanit nën udhëheqjen e Azem Sadikit.
Rruga me gjatësi prej 1508 metrave ka marrë pamje moderne dhe ka lehtësuar qarkullimin e banorëve të të dy fshatrave.
Gjërësia e rrugës është 5.50metra, kurse trashësia e asfaltit arrin diku mbi 7 cm.
Përpos lidhjes së dy fshatrave ndërtimi I rrugës lokale ka qenë një ndihmesë e madhe edhe për bujqit arat pjellore të të cilëve ndodhen mes dy fshatrave.
Traseja e rrugës fillon nga shkolla Fillore “Naim Frashëri” Studeniçan dhe përfundon në shkollën fillore periferike në fshatin Moranë, e cila mbanë po të njëjtin emër.
Për më tepër shikoni Videon..