Real Madridi ka nisur stërvitjet për sezonin e ri dhe duket se lojtarët janë më të motivuar pas fitimit të kampionatit. Fede Valverde foli për zyrën e shtypit të ekipit “Los Blancos” dhe tregon objektivat e ekipit kampion të Spanjës.
“Ndihem shumë mirë me javën e parë të stërvitjeve. Jemi shumë të entuziasmuar dhe të gëzuar që jemi këtu. Jemi shumë krenare që përfaqësojmë këtë fanellë këtë sezon. I dimë të gjitha objektivat personale dhe do të mundohemi që t’i arrijmë.
“Jam i kënaqur në aspektin personal që kam mundësi të luajë sërish me Real Madridin. Kjo më bën të punoj më shumë dhe të jap më të mirën në çdo stërvitje. Po rritem si lojtar dhe si njeri me Realin. Objektivat? Të fitojmë gjithçka. E dimë ne, ashtu dhe Zidane”, – tha ai.
@fedeevalverde: "It's an honour to wear this jersey for another season"#RMCity | #HalaMadrid pic.twitter.com/1iLeb7cJ33
— Real Madrid C.F.
(@realmadriden) September 3, 2020
.