October 28, 2020
Portali Shprehja

Videoja tregon se çfarë ndodh në enëlarëse kur e aktivizoni

– Gjithmonë më ka interesuar se çfarë ndodh në enëlarësen time kur mbyll derën dhe aktivizoj larjen. Problemi më i madh me rastin e xhirimit kanë qenë për mua temperatura dhe bateria në kamerë – ka shkruar njeriu i quajtur Bito, i cili publikon video-xhirimin në YouTube, transmeton Telegrafi.

Shikoni se çfarë ndodh në enëlarëse pas mbylljes së derës dhe aktivizimit të aparatit:

Aty është edhe një video e po të njëjtit autor në të cilën shihet se si zhduken mbetjet e ushqimit gjatë larjes.

– Duket paksa ndryshe nga videoja ime e parë. Leksionet e mësuara nga video-xhirimi i parë më kanë ndihmuar që ta bëj këtë pak më hollësisht.

Do të mund të shihni si pastrohen enët me më pak ujë duke ricikluar ujin gjatë ciklit të larjes kryesore. Pastaj kullohet dhe del uji i pastër gjatë ciklit të shpëlarjes. Në fund me nxehje enët thahen.

Larja ka zgjatur gjithsej një orë, andaj videon e kam përshpejtuar në mënyrë që të mos zgjasë tepër shumë – ka shkruar Bito.

Të Ngjajshme

Qyteti sicilian që i shet shtëpitë e braktisura për 1 euro

admin

Familja mbretërore shqiptare pret në jetë princeshën e parë pas shumë vitesh

admin

Vritet polici në Filipine nga një gjel

admin

Leave a Comment