November 26, 2022
Portali Shprehja

Videolotaria, mbështetje për FBM-në

Videolotaria” Cazinos Austria” ofron mbështetje për Federatën e Basketbollit të Maqedonisë në  para-kualifikimet për “Eurobasket 2025”. Nga Videolotaria theksojnë se ky nuk është bashkëpunimi i parë. Kryetari i federatës, Pero Antiq në emër të ekipit shprehu falënderime për mbështetjen duke theksuar se po mundësohen kushte më të mira për dy ndeshjet e ardhshme të cilat janë shumë të rëndësishme.

“Nën moton ‘Luaj me më të mirët ’ Videolotaria tregon se tregon përkushtimin ndaj sportit dhe mbështetjen e më të mirëve në sport. Në këtë drejtim sot kemi arsye të mirë që e ndajmë me ju, sponsorizimin për federatën e basketbollit për dy ndeshjet që janë pjesë e para-kualifikimeve për Eurobasket 2025. Unë në emër të Videolotarisë mund të them se ky nuk është bashkëpunimi i parë dhe se edhe paraprakisht kishim një raport të mirë, jemi të kënaqur me bashkëpunimin dhe vazhdojmë së bashku të arrijmë rezultate të mira sportive, besoj se së bashku do të bëjmë tifo”, u shpreh Viki Çadikovska, Videolotaria “Casinos Austria”. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Vitaminat dhe mineralet që janë të domosdoshme për t’u mbrojtur nga sëmundjet gjatë ditëve të ftohta

KATAR/ Shpërthen zjarri pranë stadiumit ku do të luhet Argjentinë-Meksikë

Policia serbe largon migrantët nga rreziku pas të shtënave në kufi me Hungarinë

Leave a Comment