October 1, 2023
Portali Shprehja

Vidhen dy biçikleta në një qendër tregtare në Fushë Kosovë – arrestohet e dyshuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Fushë Kosovë në një qendër tregtare janë vjedhur dy biçikleta nga fëmijë.

Njësitë relevante policore kanë arritur të identifikojnë kryerësit dhe kanë siguruar prova se në momentet e vjedhjes së bashku me fëmijët ka qenë edhe e dyshuara femër kosovare e cila është arrestuar.

“Në cilësinë e të dyshuarve për veprën penale keqtrajtim apo braktisje e fëmijës janë intervistuar prindërit e fëmijëve (dy të dyshuar meshkuj kosovar)”, ka njoftuar policia.
Biçikletat janë sekuestruar dhe janë kthyer në qendrën tregtare.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Po bënin gara sportive në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, dënohen me nga 150 euro katër shoferë

admin

Policia ndalon pesë persona në Leposaviq, kishin hyrë ilegalisht nga Serbia

admin

Sulmohen dy policë në Prishtinë, njërit i thyhet dora

admin

Leave a Comment