September 29, 2020
Portali Shprehja

Vijojnë protestat kundër shtrenjtimit të rrymës

Në qytetin e Gostivarit, për të pestën herë më radhë në mënyrë të qetë, u protestua kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Protestuesit në Gostivar, ashtu sikurse edhe në qytetet tjera, kërkojnë që institucionet të tërheqin vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Deri sa ta arrijnë këtë, ata thonë se protestat nuk do të ndalojnë. Protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, me të njëjtat kërkesa, sot janë zhvilluar në disa qytete të vendit.

Ajo që duhet ta kuptojmë të gjithë është se kjo betejë nuk është kundër askujt. Kjo betejë është për drejtësi. Këta protesta janë për vetëmbrojtje, për të drejtën e qytetarëve të këtij lokaliteti, të këtij regjioni dhe shteti, për ta mbrojtur veten nga agresioni ekonomik që na bëhet. Qytetarë të nderuar, nuk duhet të harrojmë se kjo do të reflektojë çdo muaj në faturat tuaja dhe do të godasë pandërprerë çdo muaj xhepin tuaj, ekonominë tuaj familjare, edhe ashtu të rënduar- deklaroi Selajdin Abduli, këshilli organizativ i protestës.

Të Ngjajshme

“Shuplakat”, Gruevski shpallet fajtor dhe dënohet me një vjet e 6 muaj burg

admin

Gordana Jankullovska dërgohet në burg

admin

Hapja e kufijve pa kushte, pritet vendimi i qeverisë

admin

Leave a Comment