May 16, 2021
Portali Shprehja

Vijon vaksinimi masiv në Tiranë – Iliria News Agency

Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë po vijon vaksinimi antiCovid i moshave +60 vjeç.

Agjencia Telegrafike Shqiptare ndoqi nga afër këtë proces ku interesi i qytetarëve ka qenë i lartë për të bërë vaksinën, e cila është arma e vetme për të luftuar virusin gjithashtu dhe zbatimi i masave antikovid është përsëri i domosdoshëm.

Ariela Malaj, shefe e përgjithshme e Kujdesit Parësor Shëndetësor Rajonal, Tiranë shpjegon për ATSH ecurinë e këtij procesi.

“Procesi ka ecur me se miri duke vaksinuar rreth 160 veta në ditë dhe me një përllogaritje mesatare arrin në 35.000 persona të vaksinuar vetëm në qendrën e ngritur në sheshin “Skënderbej”. Ky proces ka filluar me moshat +80 duke vazhduar me +70 ndërsa tani jemi në +65 përfshirë +60 kur personat janë të rekomanduar nga mjeku i familjes në rastet kur pacientët kanë sëmundje bashkëshoqëruese. Ka edhe pacient që janë më sëmundje si kanceri të cilët janë këshilluar nga mjeku dhe janë vaksinuar pranë qendrës tonë. Përveç problematikave të tipit emocional nuk kemi pasur të tjera problematika të rënda. Këto janë trajtuar shumë shpejtë. As mjekët e familjes nuk na kanë referuar pasoja. Shërbimi emergjencës është gjithë kohës këtu që na asiston”, tha Malaj për ATSH.

Të Ngjajshme

Ja çfarë parashihet për shqiptarët e Kosovës – Iliria News Agency

admin

Izraeli ka të drejtë të mbroj popullin e tij nga raketat e Hamasit – Iliria News Agency

admin

Prishtinë, nëna braktis foshnjën e porsalindur – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment