Viktima e 3 në vend nga koronavirusi, paciente nga Qendra Zhupë

177 të prekur nga Korona virusi. Numri i viktimave shkon në 3 persona. Personi i fundit që ka nderuar jetë është nga Qendër Zhupë, Këtë e konfirmoi edhe vet ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Sot kemi edhe një paciente të sëmurë nga virusi Korona. Pacientja tanimë një kohë ishte në aparate për frymëmarrje. Për fat të keq ajo ndërroi jetë para pak çastesh. Ishte 66 vjeçe”, tha Filipçe.

“Është mirë se një pjesë e pacientëve po diagnostikohen në fazë shumë të hershme. Vlerësoj se të kjo është e mirë, sepse mund të përcaktohemi për terapi adekuate. Punktet po funksionojnë shumë mirë, mjekët amë po caktojnë testime. Në rrjedhë është seanca e Qeverisë së republikës së Maqedonisë së Veriut, bëhet fjalë se si do të organizohet ora policore gjatë uikendit. Në këtë luftë të gjithë jemi të barabartë dhe të gjithë duhet t’i zbatojmë masat dhe rekomandimet. Gjithsecili është i rëndësishëm në këtë luftë”, tha Filipçe.

“Të gjithë jemi të përgjegjshëm, të gjithë bartim përgjegjësi se vetëm të bashkuar mund të përballemi me këtë virus”, u shpreh Filipçe.

Filipçe edhe njëherë përkujtoi në rekomandimet që të mbahet distanca mes njerëzve dhe larja  e duarve, ndërkohë që njoftoi se prej sot tek dy pacientë ka filluar të praktikohet një  terapie të re.

“Zyrtarisht kanë përfunduar të gjitha procedurat, dy pacientë janë vënë në këtë terapi, është e nevojshme që të bëhen disa kontrolle kardiologjike si EKG. Kjo terapi nuk mund tu jepet pacienteve që janë ëpr kurim shtëpiak, por personave që janë të shtruar në spital”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

.

Të ngjajshme

Grenell rithekson kërkesën që Kosova të heqë tarifat ndaj Serbisë

shprehja

Qytetarët që dalin nga shteti duhet të nënshkruajnë deklaratë se tre muaj nuk kthehen

shprehja

Taravari: Krerëve të BDI-së do t’i duhet shumë burrëri për ta pranuar humbjen

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë