September 24, 2020
Portali Shprehja

Vinicius nuk njeh “armik”, pranon se e frymëzon ish-ylli i Barcelonës

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, e konsideron Neymar frymëzuesin e tij kur bëhet fjalë për t’u marrë me kritikët dhe për t’u bërë yll në nivel klubi dhe kombëtareje. Në moshën 20 vjeç, një lojtar me pritshmëri të konsiderueshme në “Santiago Bernabeu”, braziliani është ende duke kërkuar më të mirën. Vinicius është përballur me disa pikëpyetje të pakëndshme në karrierën e tij të shkurtër, deri më sot. Mungesa e tij e finalizimit e ka vendosur nën mikroskop disa herë. Ai është mbrojtur nga të tjerët, edhe nga Zinedine Zidane.

Vetë beson se mund të bëhet lojtar kryesor për Real Madridin dhe Brazilin, me mësimet e marra nga “hajmalia” e PSG, Neymar. Ish-yllin e Barcelonë e ka frymëzim të karrierës si futbollist: “Disa njerëz nuk e duan as Neymar. Nuk më pëlqen të mendoj për momentet e këqija të karrierës sime. Sigurisht, shpresoj të jem në gjendje t’i bëj të gjithë brazilianët të më pëlqejnë një ditë. Shpresoj të luaj përsëri për ekipin kombëtar. Shumë nga idhujt e mi janë atje. Neymar është frymëzuesi im. Kam punuar për të qenë në kombëtare, shpresoj t’i bëj të lumtur tifozët. Unë dua të luaj në Botërorin e ardhshëm”.

Vinicius u thirr nga Brazili për herë të parë në shkurt 2019. Një dëmtim i pafat i rrëmbeu mundësinë për të bërë debutimin në miqësoret me Panamanë dhe Republikën Çeke. Ai tani pret të fillojë sezonin e ri te “Los Blancos”, të vendosur për ta mbrojtur kurorën e kampionit.

.

Të Ngjajshme

Video: Dynamo Kiev shtang Gentin, Olympiacos i falet Valbuenës, Uzuni gabon gjithçka

admin

Carabao Cup: Leicester-Arsenal zhbllokohet nga një autogol

admin

Nëntë vite me Interin, senatori i zikaltërve drejt largimit!

admin

Leave a Comment