November 28, 2022
Portali Shprehja

Violinisti Klaidi Sahatçi vjen në Shkup

Të gjithë artdashësit do të kenë mundësi që të dëgjojnë tingujt e violinës së Klaidi Sahatçiut në “Skupi KamerFest”. Me fillimin e shtatorit filloi edhe “Skupi KamerFest” i cili ka sjell artist nga shtete të ndryshme për të performuar për publikun e Maqedonisë së Veriut. Në koncertin e pestë me radhë për këtë edicion, “KamerFest” sjell para publikut shkupjan, koncertmjeshtërin e parë të orkestrës Tonhalle të Zyrihut. I pyetur për rrugëtimin e tij drejt orkestrës Tonhalle ai e tregoi se si nga një femij 6 vjeçar nga Tirana arriti të jetë pjesë e orkestrave me famë botërore.

”​Jam lindur në Tiranë , ku dhe fillova studimet muzikore në moshën 6-vjeçare ne shkollen “Deshmoret e Lirise” gjatë regjimit totalitar. Me tej në moshën 16 vjeçare studiova në Liceun Artistik “Jordan Misja” violinë me Mamica Abazin dhe më pas me Klodiana Skenderin.

​Në moshën 20 vjeçare me rënien e regjimit u zhvendosa në Itali për të vazhduar të pasuroj njohuritë në Konservatorin “G.Verdi” te Milanos ku pas dy vitesh mora diplomën me notën më të lartë cum laude dhe Mansion  Nderi.

​Pas kësaj, pas nje audicioni jam pranuar dhe kam studiuar me maestron Salvatore Accardo në akademine “W. Stauffer”  të Kremones dhe me tej me profesorin rus Boris Garlitzky në Lion te Frances në disa masterklase dhe mesime private.

Para se të fitoja pozicionin prestigjioz të Koncertmasterit të Parë të Orkestrës Tonhalle në Zyrih në vitin 2010, kam mbuluar pozicione te tilla si : Violon Solo  i Orkestrës Kombëtare të Lionit, assistent Koncermaster i Orkestrës se Zvicrës Italiane, Koncertmaster i parë i Orkestrës së Dhomës së Zyrihut dhe Koncertmaster i Parë i Orkestres se Teatrit Scala ne Milano dhe Orkestres Filarmonike te Scalës.”

Më tutje ai tregoi që kjo është hera e dytë që vjen në Shkup dhe se është i entuziazmuar për bashkupinimin me artistët shqipëtar.

”​Vij për herën e dytë, pasi disa vjet më parë kam luajtur me pianisten Merita Rexha Tershana per Festivalin e Ohrit ku kam qene pritur shume mire si nga organizatoret dhe nga publiku .​Ftesa për këtë koncert me entuziazmon dhe jam kurioz dhe i motivuar te luaj me koleget dhe miqte shqiptare Merita, Blerim dhe Aristidhin, dhe te zbuloj dhe të ndjej nga afër atmosferën e Shkupit.”

Koncerti i pestë i “Skupi KamerFest” do të mbahet më 30 shtator me fillim në ora 19:30 në sallën kamertale të Filharmonisë Nacionale të Maqedonisë së Veriut. /Alsat.mk

 

.

Të Ngjajshme

Donacion, terren sportiv në një shkollë në Ohër

Transportuesit bllokuan udhëkryqin kryesor në Shkup, kërkojnë t’u shlyhet borxhi

Shkatërrohet karteli i drogës, 49 të arrestuar nga Europol në Evropë dhe Emirate

Leave a Comment