December 1, 2020
Portali Shprehja

Virusi, përdorim i panevojshëm i antibiotikëve

Frika nga infektimi me virus korona ka shtyrë qytetarët që të insistojnë më shumë që mjekët t’u japin receta mjekësorë për blerje të antibiotikëve. Të dhënat e Fondit Shëndetësorë tregojnë se vetëm gjatë 17 ditëve të para të muajit nëntor janë blerë 44.550 pako “Sumamed” 500 miligramësh dhe 15.500 “Pancef” 400 miligramësh. Për vetëm 17 ditë janë shkruar receta me antibiotik sa 4 muaj të vitit të kaluar.  Mikrobiologu Nikolla Paunovski, në emisioin Pasqyra e shëndetit në Alsat, thotë se këto shifra janë shqetësuese, sepse askund në botë veçanërisht ata që nuk kanë simptoma, nuk do të ishin  mjekuar me antibiotik. Sipas tij, deri në fund të vitit pritet që numri i recetave të shkruara ku përfshihen antibiotikë të arrijë në 350 mijë, ndërkohë që gjatë vitit të kaluar kjo shifër arrinte 158 mijë.

Kur kërkova të dhënat nga Fondi Shëndetësorë, deri më 30 shtator, i mora para pak ditësh, nuk mund ta besoja shifrën. Ishin 70 mijë paketime “Sumamed” dhe “Pancef” rreth 15 mijë, ndërsa deri në atë moment kishte 18 mijë raste që nga fillimi i pandemisë. Nga ato 18 mijë, nuk ishin të gjithë të sëmurën ishin rreth 8 mijë raste aktive, dhe atyre nuk duhej t’u jepej, mirëpo mbetet e paqartë ku janë paketimet tjera. 85% kalojnë pothuajse pa simptoma dhe nuk kane nevojë për ilaçe, jo për antibiotik, por as për ilaçe më të lehta.  Duhet psikolog dhe psikiatër që të shpjegojë, sepse nuk ka doktor në shtet që se di se ai ilaç nuk ndikon ndaj viruseve”-tha Prof.dr Nikolla Panovski, mikrobiolog.

Ai thotë se trajtimi i panevojshëm me antibiotik i të infektuarve me COVID-19, për sa kohë që i njëjti nuk është në gjendje të rëndë, mund të ndikojë që  në rast se gjendja e tij të përkeqësohet,  shëndeti i tij të jetë më i cënuar nga bakteret tjera që janë më shumicë në institucionet për kujdes shëndetësorë.

Pas dy tre muajsh konsumim të antibiotikëve, siç është “Sumamed” dhe “Panvef”, ai pacient ka më pak rezistencë ndaj baktereve të tjera, sepse i janë shkatërruar. Nëse mos dhashtë Zoti ai pacient, të ketë nevojë për kujdes mjekësorë dhe shkon në vend ku ka baktere rezistente, ato janë njësitë për kujdes intensive. Pra nëse para kohë një pacient me COVID-19 e trajtojmë më antibiotik dhe më pas gjendja  tij përkeqësohet dhe duhet t’I jepet terapi oksigjeni ai shkon dhe zgavra e gojës së tij është e zbrazët dhe bakteret sapo të hynë në organizëm shpejt shumohen”-tha Prof.dr Nikolla Panovski, mikrobiolog.

Mikrobiologu Panovski porosit pacientët që në rast se mjeku I tyre në recetë ju shkruan antibiotik, të pyesin se përse është e nevojshme të përdorin të njëjtin dhe assesi të mos jenë ata që insistojnë për barna të tilla.

Evi Shkopi

The post Virusi, përdorim i panevojshëm i antibiotikëve appeared first on Alsat.

Të Ngjajshme

“Kovid-19, VMRO-DPMNE propozon testim falas për të gjithë qytetarët

admin

Nëntori dyfishoi shifrat e pandemisë

admin

Dështoi Platforma Nacionale për mësim nga distanca, MASH: Të gjithë nxënësit të kyçur ne proces

admin

Leave a Comment