20.5 C
Skopje
June 16, 2019
Informacione Vendi

Visar Ganiu mirëpret mësuesen dhe nxënësit shqiptarë nga Ukraina

Tact

Bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në vendet e huaja janë shembulli më i lartë i atdhedashurisë që edhe përkundër ndikimit të kulturave të huaja, ruajnë të paprekur identitetin e tyre kombëtar. Në mesin e tyre qëndrojnë të palëkundur edhe shqiptarët e Ukrainës, të cilët sot me kënaqësi të madhe, Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu bashkë me gazetarin e nderuar Daut Dauti, afaristin e mirënjohur Driton Shuku dhe profesorin Jeton Musliu i mirëpritën sot në Komunën e Çairit.

“Vizita e grupit të mësuesve dhe nxënësve shqiptarë nga Ukraina ishte çasti kulmor i bashkimit vetëdijësues shpirtëror që na shërben shumë të dyja palëve. Në ato çaste sa qëndruam në mesin e tyre, ne kuptuam peshën e madhe të vlerave tona kombëtare, nevojën e përkrahjes që duhet të japim për ti ndihmuar ata në sfidën e ashpër me kohën dhe edukimin e brezit të ri në frymën kombëtare. Le të jetë atdhedashuria e tyre frymëzim për të gjithë ne”, u shpreh Ganiu lidhur me këtë takim mjaft të rëndësishëm.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Merkel ka kërkuar këshillë nga Zaev për çështjen e Kosovës, ja si ishte përgjigja e tij (VIDEO)

shprehja

Takimi Han – Zaev, optimizëm për datën (VIDEO)

shprehja

Nga e hëna targa të reja në Maqedoninë e Veriut, ja kodi i ri (FOTO)

shprehja