October 1, 2023
Portali Shprehja

Visar Musliu: Duhet të hapim një faqe të re ndaj Italisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, vazhdon përgatitjet në prag të dy përballjeve eliminatore të Evropianit “Gjermani 2024”, kur takohet me Italinë, më 9 shtator në Shkup dhe Maltën në transfertë, më 12 shtator. Mbrojtësi Visar Musliu, konsideron se tani është momenti që të shënohet tjetër rezultat pozitiv ndaj Italisë,  për të harruar disfatën e lartë 0-7 në “Old Traford” ndaj Anglisë.

“Ndeshja ndaj Italisë, kundër kampionëve të Evropës, është një ndeshje e veçantë, pasi që ne vijmë nga një momenti jo i mirë…… Normal ne si ekip kërkojmë që të hapim një faqe të re dhe ajo që ka ndodhur dhe ka kaluar është në histori. Dhe besoj se përveç që duhet shijuar duhet edhe të nxjerrim rezultat pozitiv ndaj Italisë….

Atmosfera është pozitive , fund i fundit, ne jemi profesionist, gjthmonë duhet shikuar përpara edhe besoj se kualiteti është këtu, megjithë se edhe pse kemi disa mungesa, por kjo është reprezentacion dhe nuk ka vend për alibi, ” tha mes tjerash Visar Musliu, mbrojtësi i Maqedonisë.

 

Ndërkohë Aleksandar Trajkovski, ishte autor i golit të fitores ndaj Italisë, në përballjen e fundit, të zhvilluar në Palermo.

 

Trajkovski: Rezultat pozitiv me përkrahje të tifozëve

 

“Për ne çdo ndeshje është me rëndësi, por kjo kundër Italisë është njëra ndër ndeshjet më të vështira. E dijmë se kundër kujt luajmë dhe duhet të tregojmë se kemi kualitet dhe mendojë se për këtë ndeshje jemi mjaft të motivuar se e dijmë kundër kujt luajmë…..

Mendojë se njohim mirë italianët dhe duhet të jemi maksimalisht të fokusuar dhe të motivuar që të japim maksimumin. Mendojë se është një plus i madh që luajmë në terrenin vendas dhe do të kemi përkrahje të madhe nga publiku.”

 

Përfaqësuesja e Maqedonisë deri më tani ka zhvilluar 3 takime në eliminatoret për Evropianin e vitit 2024, duke regjistruar një fitore dhe dy disfata. Fillimisht Maqedonia mundi Maltën me 2-1 dhe pastaj u mund nga Ukraina me 2-3 në Shkup dhe Anglia me 0-7, në transfertë.

Mahir Thaçi

.

Të Ngjajshme

“Shtator i zi” në Suedi, shpërthen sërish dhuna e bandave

Industria e prodhimit të çelikut në Europë në rrezik

Dita botërore e të moshuarve

Leave a Comment