December 1, 2020
Portali Shprehja

Vjedhin stoli ari e para të gatshme në një shtëpi në Prizren, nuk ka persona të arrestuar

Një ose disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij ku kanë vjedhur ari me vlerë rreth 4000 euro si dhe 4500 euro para të gatshme.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:30 në fshatin Romajë, në Prizren.

Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore.

“Ankuesi m/k raporton se personi-at e panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij ku kanë vjedhur ari me vlerë rreth 4000 euro si dhe 4500 euro para të gatshme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

.

Të Ngjajshme

Lipjan, policia inicon rast ndaj 51-vjeçarit që dyshohet se gjuajti me armë

admin

Arrestohet një qytetar para stacionit policor në Pejë, gjysmë i zhveshur hipte mbi automjete

admin

Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit A.K për vrasje në tentativë

admin

Leave a Comment