November 23, 2020
Portali Shprehja

Vjedhja e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit u krye për 8 minuta?

Avokati Veton Rrecaj, ka bërë të ditur se transferi i mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, tek kompania që dyshohet se përfitoi nga këto mjete, u krye për tetë minuta.

Këtë ua ka thënë edhe vet i dyshuari Labinot Gruda gjatë një seance, dhe një diskutimi, lidhur me rastin e zhdukjes së mjeteve nga Thesari.

”Në Gjykatë e ka sqaruar faktin që praktikisht është e pamundur, që thuhet se brenda tetë minutave, është bërë ky transaksion tek kompania”.

”Sa më ka thënë mua, ka qenë koha e drekës”.

”Nuk jam i sigurt nëse ka qenë në zyrë, por është e mundur që s’ka qenë fare”.

”Nuk ka thënë se ka parë diçka të jashtëzakonshme, sepse me kolegë të punës thotë se ka pasur raporte të mira”.

”Por interesi i personave të caktuar për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme, nuk vjen në shprehje nganjëherë as kolegialiteti”./KlanKosova/

Të Ngjajshme

Rusia regjistron mbi 25 mijë raste të reja me COVID-19

admin

Jozefina Topalli regjistron partinë e re

admin

Osmani: BE-ja të kërkojë ndryshimin e Kushtetutës nga Serbia, e jo nga Kosova

admin

Leave a Comment