“Vjedhje e rëndë”, paraburgim për 47 vjeçarin nga Studeniçani

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike –Shkup ka ngritur akuzë kundër një 47 vjeçari nga fshati Studeniçan, për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Më 14 shtator të vitit 2019 në bulevardin “ASNOM” -Shkup, i akuzuari ka thyer xhamin e pasmë të një makine dhe ka vjedhur një çantë në vlerë prej 3 mijë denarë, Lap Top në vlerë prej 30 mijë denarë, një vauçer prej 2 mijë denarë dhe dokumente të tjera personale.

Prokurori Publik i ka propozuar Gjykatës Penale-Shkup ti vazhdoj masën e paraburgimit, sepse ekziston rreziku nga arratisja të të akuzuarit, posaçërisht kur bëhet fjalë për person ndaj të cilit rëndojnë edhe akuza për vepra të tjera.

.

Të ngjajshme

​Virusi kinez mund të përkeqësojë ekonominë e Hong Kongut

shprehja

Heqja e taksës së pjesshme, Kurti tregon se cilat pika kufitare hapen sonte me Serbinë

shprehja

Kompanitë ajrore mund të humbin miliarda dollarë nga koronavirusi

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë