January 27, 2021
Portali Shprehja

Vjosa Osmani ushtruese e detyrës së presidentes: Viktimat e luftës jemi ne dhe jo Serbia (VIDEO)

Ushtruesja e Detyrës së Presidentit të Kosovës Vjosa Osmani, pas dorëheqjes që dha sot Presidenti Thaçi, në një konferencë për shtyp tha se sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar dhe përgjegjës për atë që po ndodh në Kosovë.

Ajo tha se viktimat e agresionit kanë qenë shqiptarët dhe jo serbët, duke kujtuar se Serbia gjatë luftës në Kosovë ka vrarë më shumë se 13 shqiptarë në Kosovë, ku 1 133 prej tyre ishin fëmijë. Ajo potencoi në fund të fjalimit se shqiptarët e Kosovës kanë qenë viktimat e hegjemonisë të një shtet gjenoncidial, kurse Serbia ishte shteti që kreu këto krime.

Ajo ka kërkuar që qytetarët të qëndrojnë afër njëri-tjetrit.

“Vendi ynë po kalon ditë të vështira. Qytetarët e Kosovës duhet të dëshmojnë unitet dhe besnikëri ndaj projektit tonë të përbashkët – Republikës sonë.

“Vendi ynë ka kaluar sfida të shumta gjatë historisë, përfshirë edhe luftën e fundit, prandaj duhet të ushtrojmë me maturi përgjegjësitë institucionale dhe ta forcojmë qëndrueshmërinë e shtetit tonë, sepse shteti bëhet i fortë edhe kur përballet me sfida duke i tejkaluar ato dinjitetshëm”. ka thënë Osmani.

Sipas Osmanit, veprimet e Speciales janë si rrjedhojë e obligimeve që Kosova ka pranuar.

“Ne jemi të vetëdijshëm se veprimet e Dhomave të Specializuara, janë rrjedhojë e obligimeve shtetërore të cilat Kosova i ka pranuar. Proceset që vijnë pas nuk do ta dëmtojnë projektin tonë kombëtar për liri, i cili është ndërtuar mbi sakrificën e brezave të tërë dhe gjakun e derdhur të ushtarëve të Ushtrisë sonë Çlirimtare”.

“Dua t’iu shpreh vlerësimin tim të gjithë atyre që kanë treguar vendosmëri dhe besim në institucione dhe i janë përgjigjur ftesës së Dhomave të Specializuara duke dëshmuar kështu besim të palëkundur në drejtësi”.

Ndryshe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e u.d. të presidentes së vendit pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.

Asaj, detyra i është dorëzuar nga këshilltari i Thaçit, Ardian Arifaj.

Të Ngjajshme

Finalja me Serbinë, profesori tregon zgjidhjen: Ja opsioni që e mbështesin ndërkombëtarët

admin

Premtimi i Ramës – Ku janë vaksinat e Janarit?!

admin

Ali Ahmeti apo Albin Kurti, shpërthen debati në Prishtinë?!

admin

Leave a Comment