Presidenti rus, Vladimir Putin do të largohet në janar për shkak se vuan nga sëmundja e Parkinsonit.
Kështu shkruan e përditshmja britanike, The Sun.Këkesën për të dalë në pension ia ka bërë e dashura e tij, gjimnastja Alina Kabaeva, thekson gazeta.
Videot e publikuara së fundmi tregojnë se 68-vjeçari ka vështiërsi në lëvizje.
Ndërkohë ka pasur raportime se e dashura e tij, 37-vjeçarja Kabaeva ka sjellë në jetë dy djem.
Burimet thonë për gazetën se Putin po nxiton të kalojë një legjislacion që do e bëjë atë senator të përjetshëm.
Kjo do i japë benefitet shtetërore deri në vdekje, sikundër do i ofrojë imunitet nga ndjekja penale.