May 23, 2022
Portali Shprehja

VMRO: Bujari dhe Ahmeti të merren vesh nëse e kanë propozuar apo jo për ambasadore Teuta Arifin dhe në sa vende

Me një komunikatë me shkrim partia më e madhe opozitare në vend VMRO DPMNE ka reaguar rreth spekulimeve për propozimin apo jo të Teuta Arifit për ambasadore.

Nga atje thonë se Bujar Osmani dhe Ali Ahmeti duhet të merren vesht se a kanë tentuar ta bëjnë Teutën ambasadore dhe nëse po në sa vende.

Tact Watches

Bujari dhe Ahmeti të merren vesh nëse e kanë propozuar apo jo për ambasadore Teuta Arifin dhe në sa vende

LSDM dhe BDI vazhdojnë ta turpërojnë vendin, Osmani të thotë se në sa vende ka tentuar ta bëjë ambasadore Teuta Arifin, por e kanë kthyer.

Pas Uashingtonit, Ankarasë, Teuta Arifi nuk e duan as në Bruksel.

Por pyetja është se pse LSDM dhe BDI me aq këmbëngulje duan që Teuta Arifin ta bëjnë ambasador.

Osmani mund të dëshirojë ta fshehë turpin, por është tradhtuar nga Ahmeti, i cili ka thënë se në lojë për ambasadore ka qenë Teuta Arifi.

Me sa duket askush nuk u tha atyre se në SHBA, Turqi dhe BE nuk duan politikanë dhe ambasadorë që mbanin qindra njerëz në listën e të punësuarve që iu jipen paga pa shkuar në punë.

Nuk kalojnë as politikanët që bënë marrëveshje të paqarta si ajo me Miodrag Davidovic Daka.

Arifi padyshim mund të vazhdojë të jetë zyrtare vetëm në BDI, ose nëse Kovaçevski e emëron atë në qeveri me urdhër të Ahmetit si shpërblim ngushëllues.

Akoma më i habitshëm është fakti se disa politikanë nuk e kuptojnë se koha e tyre ka kaluar, se kanë gënjyer popullin prej vitesh, duke bërë marrëveshje të errëta dhe duke shkatërruar të ardhmen e brezave që do të vijnë.

Arifi, së bashku me LSDM-në dhe BDI-në, tani janë refuzuar nga Uashingtoni, Ankaraja dhe Brukseli, e së shpejti edhe nga qytetarët e Maqedonisë në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare, thuhet në komunikatën me shkrim të VMRO-DPMNE-së./KlanMacedonia/

.

Të Ngjajshme

Prap se prap prezantueset e lajmeve në Afganistan u shfaqën në ekran të mbuluara

Panele “diellore” që ngarkohen natën: Si funksionojnë?

Shtatë lojtarë do të largohen nga Interi

Leave a Comment